Banorët e Menbixhit mbështesin ushtarin turk

Edhe dy fise të tjera të Menbixhit kanë deklaruar se e mbështesin misionin patrullues të ushtarëve turq në Menbixh, në kuadër të spastrimit të qytetit nga elementët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

Banorët e Menbixhit mbështesin ushtarin turk

Banorët e Menbixhit në veri të Sirisë vazhdojnë të mbështesin patrullimin e ushtarit turk në qytet.

Fiset me ndikim në Menbixh, Damalha dhe Tay, kanë deklaruar se e mbështesin misionin patrullues të ushtarëve turq në Menbixh, në kuadër të spastrimit të qytetit nga elementët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

“Mbështesim Forcat Vëlla të Armatosura Turke që kanë hyrë dhe vendosur stabilitet në Menbixh”, thuhet në deklaratat me shkrim, që janë bërë nga dyja fiset.

Përmes këtyre deklaratave këto fise bëjnë të ditur se PKK/PYD-YPG duhet të dalë nga qyteti dhe qeverisja duhet të kalojë në duart e banorëve vendas.

90% e popullsisë së Menbixhit e përbëjnë arabët. Më herët deklaratën në mbështetje të prezencës së ushtrisë turke në këtu e kishin bërë fisi më i madh i provincës, Elbubama dhe komuniteti Bakara, i formuar nga bashkimi i disa fiseve.

Në kuadër të spastrimit të provincës nga elementët e PKK/PYD-YPG njësi të Forcave të Armatosura Turke në 18 qershor realizuan misionin e parë patrullues në qytet, ndërsa të mërkurën (20 qershor) zhvilluan patrullimin e dytë.

 


Lajme të ngjashme