OPCW vërteton përdorimin e armëve kimike në sulmet në Latemne të Sirisë

Misioni i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për Përcaktimin e Situatës ka publikuar një raport sipas të cilit është vërtetuar që gazi sarin në mundësinë më të madhe është përdorur si armë kimike në sulmin e 24 marsit të vitit të kaluar në Siri.

OPCW vërteton përdorimin e armëve kimike në sulmet në Latemne të Sirisë

Është vërtetuar se në sulmin e kryer në datat 24 dhe 25 mars 2017 në provincën Latemne të Sirisë është përdorur gaz sarin dhe klorik.

Deklarata e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) njofton se raporti i përgatitur nga Misioni i Përcaktimit të Situatës ka vërtetuar që gazi sarin në mundësinë më të madhe është përdorur si armë kimike në sulmin e 24 marsit të vitit të kaluar në provincën Latemne në Sirisë.

Ndërsa për sulmin e kryer kundër një spitali në datën 25 mars 2017, përsëri në zonën Latemne të Sirisë, Misioni i OPCW-së ka zbuluar se gazi klorik mund të jetë përdorur si armë kimike.

Në këto konkluzione është arritur si rezultat i vlerësimit të hetimeve, provave, eksperimenteve, analizave si dhe deklaratave të dëshmitarëve, vijon më tej deklarata e OPCW-së.

 


Lajme të ngjashme