Rifillojnë udhëtimet me tren Teheran-Van

Ditën e parë të Bajramit të Ramazanit fillojnë udhëtimet me tren nga Teherani në Van, pas një ndërprerjeje 3-vjeaçre për shkak të terrorit të PKK-së.

Rifillojnë udhëtimet me tren Teheran-Van

Turistët iranianë në qytetin Van të Turqisë tani mund të vijnë edhe me tren.

Me eliminimin e problemit të sigurisë në datën 15 qershor trenat e pasagjerëve do të rifillojnë udhëtimet Iran-Van, të cilat ishin ndërprerë në vitin 2015 për shkak të sulmeve të organizatës separatiste terroriste PKK në Van.

Udhëtimet kishin 3 vite që nuk realizoheshin për shkak të sulmeve të terroristëve të PKK-së në Van, por do të rinisin duke filluar që nga dita e parë Bajramit të Ramazanit.

Treni do të niset nga kryeqyteti i Iranit, Teheran, dhe duke ndjekur rrugëtimin Tebriz-Selmas-Hoy do të mbërrijë në Van.



Lajme të ngjashme