• Video galeri

Shënim – Samiti historik Trump-Kim në Singapor, shpresë për paqe dhe denuklearizim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-Un, shtrënguan duart të martën në Singapor, hera e parë në histori që një president amerikan në detyrë takon një lider koreanoverior...

Shënim – Samiti historik Trump-Kim në Singapor, shpresë për paqe dhe denuklearizim

Takimi historik mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanverior, Kim Jong-Un u zhvillua në orën lokale 09.00 me një skenë pothuajse hollivudiane.

Presidenti i SHBA-së dhe ai i Koresë së Veriut u takuan në hotelin "Capella", në ishullin Sentosa, duke ardhur nga dy korridorë të ndryshëm të hotelit.

"Kemi bërë një takim historik, kemi vendosur të lëmë të shkuarën pas krahëve, kemi firmosur një dokument historik, bota do të shohë një ndryshime të rëndësishëm", u shpreh Kim Jong-Un.

Të dy presidentët kanë firmosur një dokument të përbashkët pas bisedimeve.

"Dua të shpreh falenderimin tim për Presidentin Trump që bëri të mundur këtë takim", u shpreh lideri koreanoverior.

Ndërsa Trumpi, pas firmosjes së marrëveshjes së përbashkët me Kimin, theksoi se "procesi i denuklearizimit të Koresë së Veriut do të fillojë shumë shpejt".

Takimi

Me tapetin e kuq të sistemuar më së miri, liderët e dy vendeve i shtrënguan duart njëri-tjetrit duke pasur si sfond flamujt e dy vendeve përkatëse. Kjo gjë zgjati mbi 10 sekonda dhe Presidenti Trump mbështeti dorën e majtë në krahun e djathtë të Kimit, në shenjë besueshmërie.

"Kënaqësi që ju takoj, zoti president!",  iu drejtua Kimi në anglisht Trumpit.

Më pas, të dy liderët u vendosën përballë fotografëve dhe telekamerave për të pozuar mbi takimin historik.

"Është një nder për mua dhe për vendin tim të jem këtu", u shpreh Trump përpara fillimit të bisedimeve kokë më kokë, për 45 minuta, të asistuar vetëm nga dy përkthyesit, duke theksuar se ishte një "takim i shkëlqyer".

"U ndjeva shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, kishte pengesa, por, duke qenë se jemi këtu, do të thotë se i kemi tejkaluar”, theksoi Kimi.

Në fund të bisedimeve, ndërsa spostoheshin në një tjetër sallon për takimin më të hapur institucional, Presidenti Trump pati rastin të bënte edhe batuta duke thënë se"shkoi shumë shumë mirë, patëm një marëdhënie të shkëlqyer".

Kurse në takimin për çështjen bërthamore morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shefi i kabinetit, John Kelly dhe këshilltari i Çëshjeve të Sigurisë, John Bolton, ndërsa për palën koreanoveriore të pranishëm ishin krahu i djathtë, Kim Yong-Chol, ministri i Jashtëm, Ri Yong-Ho dhe Ri SU-Yoong, president i Komisionit Diplomatik të Asamblesë së Popullit.

"Me Kim Jong-Un do të zgjidhim një problem të madh, një dilemë të madhe, të cilën duke punuar së bashku do t’ia dalim", theksoi Trumpi.

Mes buzëqeshjesh, shtrëngime duarsh në një atmosferë të këndshme, takimi vazhdoi më pas me drekën e punes për të vazhduar takimet me një menu me bazë shijesh aziatike dhe perëndimore.

Si antipastë, ata konsumuan një kokteil prej karkalecash, sallatë me avokado, kerabu me mango jeshile e përzier me mjaltë, si dhe oktapodë të freskët dhe tranguj turshi.

Në vijim, të dy liderët përshkuan një copë rruge më këmbe duke biseduar.

"Kemi bërë shumë progres, takimi shkoi më mirë sesa e kishim parashikuar", deklaroi Trumpi, i cili më pas i tregoi liderit koreanoverior makinën e tij "The Beast" (Bisha).

"Do të ketë sfida për t’u përballur, do të punojmë me Trumpin dhe do të kapërcejmë çdolloj skepticizmi dhe spekullimi mbi këtë samit dhe kjo besoj do të jetë një gjë e mirë për paqen", theksoi Kimi.

"Do t’i zgjidhim dhe mezi pres të bashkëpunojmë", u përgjigj Trumpi.



Lajme të ngjashme