Irak - Mukteda Es-Sadr kërkon unitetin e të gjitha shtresave politike në vend

Lideri i shiive të Irakut, Mukteda Es-Sadr, i cili fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të Irakut, dha mesazhe për unitet të gjitha shtresave...

Irak - Mukteda Es-Sadr kërkon unitetin e të gjitha shtresave politike në vend

Lideri i shiive të Irakut, Mukteda Es-Sadr, i cili fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të Irakut, dha mesazhe për unitet të gjitha shtresave.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale, Sadr shkruan se “Mos prisni nga unë sektarizëm, i cili do të sjellë sërish vdekjen dhe armiqtë në vend. Në të kundërtën jemi drejt një aleance gjithëpërfshirëse të Irakut”.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak, koalicioni Sairun, i përkrahur nga Sadr fitoi 54 nga 329 karrige të Parlamentit irakian.

Sadr në vend të vendbanimit të tij në qytetin Nexhef zgjodhi kryeqytetin Bagdad, ku ai së bashku me kryetarët e grupeve politike bisedoi për aleancën qeveritare.

Krahas Kryeministrit Haydar Al-Ibadi, Sadr u takua edhe me Hadi Al-Amiri liderin e Koalicionit Fetih të përkrahur nga Irani, i cili doli i dyti në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa më pas pati takime edhe me Iyad Allavi, liderin e koalicionit Vataniyye dhe me Ammar Al-Hekim, liderin e koalicionit Kombëtar të Urtësisë dhe me personalitete tjera.

Dihet se Sadr në vend të shumicës politike në parlament, dëshiron të formojë një qeveri që do të përfshinte të gjitha shtresat politike që arritën që në këto zgjedhje të dërgojnë deputet në parlament.



Lajme të ngjashme