KS i OKB-së nuk miraton p/rezolutën për dënimin e operacionit në Siri

I thirrur sot në mbledhje urgjente me kërkesën e Rusisë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) nuk e ka miratuar p/rezolutën e sponsorizuar nga Rusia për dënimin e operacionit ajror të kryer sot në mëngjes në Siri.

KS i OKB-së nuk miraton p/rezolutën për dënimin e operacionit në Siri

Këshilli i Sigurimit të OKB-së në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar p/rezolutën e paraqitur nga Rusia dhe që kërkonte dënimin e operacioneve ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Britanisë dhe Francës në Siri.

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) u thirr sot në mbledhje urgjente me kërkesën e Rusisë.

"Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vepruan jo për t’u hakmarrë, apo për të ndëshkuar e treguar forcën, por për të ngarkuar me përgjegjësi regjimin sirian për brutalitetin që ka kryer kundër njerëzimit dhe për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike”,- tha përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, Nikki Haley në fjalën që mbajti në mbledhjen e KS të OKB-së.

Duke deklaruar se diplomacisë i ishte dhënë shumë herë shans për të reflektuar, Haley tha: "Regjimi sirian vazhdoi të përdorte armë kimike dhe na detyroi të vepronim”.

 


Lajme të ngjashme