Opozitarët e Gutës Lindore i bëjnë thirrje Presidentit Erdogan

Kuvendi lokal në Gutën Lindore, rajon i cili mbahet nën rrethimin e regjimit të Asadit në Siri i ka bërë thirrje Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për të ndihmuar në dhënien fund të sulmeve dhe rrethimit.

Opozitarët e Gutës Lindore i bëjnë thirrje Presidentit Erdogan

Kuvendi lokal në Gutën Lindore, rajon i cili mbahet nën rrethimin e regjimit të Asadit në Siri, i ka bërë thirrje Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për të ndihmuar në dhënien fund të sulmeve dhe rrethimit dhe për parandalimin e një fatkeqësie më të madhe humanitare në këtë vend. 

Ky kuvend i përbërë nga opozitarët, përmes një deklarate me shkrim i bëri një kërkesë Presidentit Erdogan.

 

Në deklaratë thuhet se regjimi i Asadit dhe milicët e mbështetur nga Irani, përkrahës të regjimit, janë në përgatitje të një sulmi më të madh.

Duke theksuar se rrethimi që vazhdon për më shumë se pesë vite është duke shkaktuar efekte negative dhe të përhershme sidomos tek fëmijët dhe gratë, në deklaratë vihet në dukje se avionët e regjimit dhe të Rusisë janë duke sulmuar me armë të llojllojshme qendrat vitale dhe spitalet. 

“Në emër të kuvendeve lokale në zonën rurale të kryeqytetit Damask, ne ju bëjmë thirrje juve, meqë jeni me ndikim tek komuniteti islam dhe bota ndërkombëtare, për ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe të bëhet presion ndaj regjimit dhe milicëve iranianë, mbështetës të tyre. Ne si populli i Gutës Lindore dëshirojmë që të ndërhyni sa më parë. Jemi në pritje me shpresë që të thyhet rrethimi i regjimit, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe për të parandaluar një fatkeqësi humanitare”, thuhet në deklaratë.

Në Gutën Lindore që kontrollohet nga opozitarët, jetojnë rreth 400 mijë civilë, shumica gra e fëmijë.

Në tre ditët e fundit, regjimi ka vrarë më shumë se 250 civilë në Gutën Lindore dhe ka goditur 22 spitale.



Lajme të ngjashme