Heather Nauert pronocohet në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit"

“Shohim se disa nga forcat me të cilat po bashkëpunojmë në lindje (PYD/YPG), kanë filluar të shkojmë në Afrin", deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit.

Heather Nauert pronocohet në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit"

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert gjatë konferencës ditore për shtyp u prononcua në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane zhvillojnë në Afrin të Sirisë kundër organizatave terroriste.

Heather Nauert tha se disa pjesëtarë të organizatës terroriste YPG/PKK me të cilat po bashkëpunojmë në lindje në luftën kundër organizatës tjetër terroriste DAESH, kanë filluar të lëvizin në drejtim të Afrinit.

Zëdhënësja pretendoi se "Ajo që po ndodh në Afrin po bëhet shkak për tu larguar nga lufta kundër DAESH-it”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shohim se disa nga forcat me të cilat po bashkëpunojmë në lindje, kanë filluar të shkojmë në Afrin. Ata atje kanë marrëdhënie familjare, lidhje familjare, ndoshta kjo është pjesë e arsyes pse shkojnë. Prapë, ky është një shpërqendrim, sepse ne nuk mundemi të luftojmë kundër DAESH-it ashtu si përpara, ashtu siç duhet të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste”.



Lajme të ngjashme