Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja nuk ka diskutuar për projekte aneksimi me Izraelin

Shtëpia e Bardhë mohoi të hënën që SHBA-ja të ketë diskutuar me Izraelin për një projekt aneksimi të vendbanimeve të reja të ndërtuara në Bregun Perëndimor të pushtuar...

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja nuk ka diskutuar për projekte aneksimi me Izraelin

Shtëpia e Bardhë mohoi të hënën që SHBA-ja të ketë diskutuar me Izraelin për një projekt aneksimi të vendbanimeve të reja të ndërtuara në Bregun Perëndimor të pushtuar duke kundërshtuar deklaratat e një zëdhënësi të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që nxitën indinjatën e qeverisë palestineze.

Pretendimet se këto diskutime janë në proces e sipër "janë të pavërteta", u shpreh Josh Raffel, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë që punon me Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e Donald Trump, i ngarkuar për këtë çështje në administratën amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk kanë diskutuar kurrë një propozim të tillë dhe presidenti mbetet i fokusuar në iniciativën për arritjen e paqes izraelito-palestineze. /ATSH



Lajme të ngjashme