OCHA-ja raporton shkeljet e të drejtave të civilëve nga terroristët e PYD/PKK-së

Një raport i OKB-së ka pasqyruar qartë disa praktika barbare, siç janë bllokimi me forcë i popullatës civile në rajon dhe armatosja e meshkujve me detyrim, që aplikohen në Afrin nga PYD/YPG-ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK...

OCHA-ja raporton shkeljet e të drejtave të civilëve nga terroristët e PYD/PKK-së

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka pasqyruar qartë disa praktika barbare, siç janë bllokimi me forcë i popullatës civile në rajon dhe armatosja e meshkujve me detyrim, të cilat aplikohen në Afrin nga PYD/YPG-ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Raporti me temë “Zhvillimet e Fundit në Veriperëndim të Sirisë”, publikuar më datë 7 shkurt nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), shpalos me evidenca shkeljet e të drejtave të civilëve nga organizata terroriste PYD/PKK.

Sipas raportit në fjalë, organizata terroriste detyron me forcë meshkujt, pa dallim nëse janë të rritur apo fëmijë, që të armatosen si rekrutë të PYD/PKK-së dhe kufizon lirinë e lëvizjes veçanërisht për burrat.

Pasi tërhiqet vëmendja se organizata vazhdon të pengojë daljen e civilëve nga Afrini, raporti i OCHA-së bën me dije se në këmbim të kësaj, më datë 6 shkurt, është lejuar kalimi i disa personave “jo banorë të Afrinit” nga fshati Al-Ziyara në zonat e kontrolluara nga regjimi. Theksohet se 90 për qind e këtyre personave janë gra dhe fëmijë, ndërsa meshkujve nuk u është lejuar të largohen nga Afrini.

Ky raport nënvizon gjithashtu se të paktën 10 për qind e banorëve të Afrinit dhe Idlibit nuk kanë letërnjoftime, kurse atyre që janë të pajisur me karta identiteti të përkohshme, u sekuestrohen dokumentet nga organizata terroriste.

Duke qenë se disa vendkalime janë bllokuar – vijon raporti – personat e larguar më parë nga zona e kanë të pamundur të bashkohen me familjet e tyre, ndërkohë që jo pak të mitur janë shkëputur me forcë nga prindërit apo të afërmit e tyre.

Në raport njoftohet po ashtu se në ditët e para të muajit shkurt janë plagosur shumë civilë në sulmet me raketa kundër Azazit të kontrolluar nga opozitarët, ndërsa një fëmijë ka humbur jetën dhe 6 persona janë plagosur pasi një makinë, e cila transportonte civilë, është goditur nga një raketë. Duke rikujtuar se civilët e plagosur janë dërguar për kurim në spitalet e Turqisë, raporti tërheq vëmendjen se në këtë periudhë janë plagosur edhe 9 persona të tjerë, në një sulm me raketë ndaj një tregu në zonën e quajtur Asas.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri nga organizata terroriste PYD/PKK janë pasqyruar gjithashtu në raportet e disa institucioneve të tjera si Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW), Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (AI) dhe Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).



Lajme të ngjashme