Komandanti nga Afrini i bën thirrje popullit të qytetit të mos tremben

Ebu Meryem, një nga komandantët nga Afrini i Ushtrisë së Lirë Siriane, i bëri thirrje popullit të Afrinit për të qenë të qetë dhe ripërsëriti se civilët nuk do të merren në shënjestër.

Komandanti nga Afrini i bën thirrje popullit të qytetit të mos tremben

Ebu Meryem, një nga komandantët nga Afrini i Ushtrisë së Lirë Siriane, që mbështet operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke, i bëri thirrje popullit të Afrinit për të qenë të qetë dhe ripërsëriti se civilët nuk do të merren në shënjestër.  

Ebu Meryem, në një prononcim të bërë për Agjencinë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA), tërhoqi vëmendjen se civilët nuk janë në objektivin e operacionit “Dega e Ullirit” dhe nënvizoi se armiku i vetëm është organizata terroriste PYD/PKK dhe DAESH-i.

Komandanti nga Afrini u shpreh me këto fjalë: “Do zoti do hyjmë në qendër të Afrinit. Populli ynë të jetë i qetë. Mos të tentojnë të vrasin askënd. Njerëzit civilë janë qytetarët tanë, janë njerëzit tanë”.

Ushtria e Lirë Siriane dhe Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë përparimin në rajonin e Afrinit.

 


Lajme të ngjashme