Siri - Delegacioni i SHBA-ve takohet me krerët e PYD/PKK-së

Një delegacion nga Departamenti i Shtetit Amerikan ka vizituar territoret nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë.

Siri - Delegacioni i SHBA-ve takohet me krerët e PYD/PKK-së

Delegacioni në kryesimin e Max Martin ka zhvilluar takime me të ashtuquajturin ndihmës bashkëkryetarin e PYD/PKK-së si dhe me krerët e organizatës Fevze Jusuf dhe Bedran Xhija Kurt të ardhur nga Kandili.

Anëtarët e organizatës terroriste në takim kanë përcjellë tek zyrtarët amerikanë kërkesat e tyre për formimin e një sistemi federal në Siri.

Delegacioni më pas ka kaluar në Aynularab (Kobani) ku dhe ka kryer një mbledhje me Ferhad Abdi Shahin që njihet edhe me emrin e koduar Shahin Xhilo, i cili është komandanti i përgjithshëm i Forcave Demokratike të Sirisë (FDS), që është organizata nënkotraktore e PYD/PKK-së.

Gjithashtu delegacioni amerikan ka kryer takime edhe me anëtarët e kuvendit të Rakkas, të cilin organizata e ka formuar me qëllim për të treguar sikur qeverisja e Rakkas ndodhet tek civilët. Në këtë takim është biseduar për rindërtimin e qytetit të shndërruar në gërmadhë.

Xhilo, një prej emrave kryesues të stafit të Kandilit, që prej një kohe të gjatë drejton aktet e armatosura të PYD/PKK-së. Zyrtarët amerikanë operacionet në terren i kryejnë më së shumti kryesisht përmes Xhilo-s.

Ndërkohë rikujtohet se Talal Silo, i cili pak kohë më parë ishte arratisur nga rajoni ku ai kryente detyrën si zëdhënës i FDS-së, nënkotraktore e organizatës terroriste PYD/PKK-së në Siri, në një deklaratë për AA ishte shprehur se "Mes Xhilo-s dhe qeverisë amerikane ka një koordinim të plotë".

Martin ka marrë pjesë në delegacionin amerikan që përfaqëson SHBA-në në takimet në Astana të zhvilluara me iniciativën e Turqisë dhe Rusisë, por bëhet e ditur se ai në takimin e fundit nuk ka marrë pjesë. (AA)



Lajme të ngjashme