SHBA – Dr. Jackson: Presidenti Trump gëzon shëndet të shkëlqyer

Presidenti amerikan, Donald Trump, 71 vjeç, gëzon shëndet të shkëlqyer, njoftoi Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së premtes duke cituar mjekun e tij, pas vizitës së parë mjekësore që prej ardhjes në pushtet para rreth një viti...

SHBA – Dr. Jackson: Presidenti Trump gëzon shëndet të shkëlqyer

Presidenti amerikan, Donald Trump, 71 vjeç, gëzon shëndet të shkëlqyer, njoftoi Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së premtes duke cituar mjekun e tij, pas vizitës së parë mjekësore që prej ardhjes në pushtet para rreth një viti.

“Vizita mjekësore e presidentit në spitalin kombëtar ushtarak të “Walter Reed” kaloi në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Presidenti gëzon një shëndet të shkëlqyer”, deklaroi mjeku Ronny Jackson, që më parë ka qenë i ngarkuar edhe për paraardhësin demokrat, Barack Obama.

“Detajet mbi gjendjen shëndetësore do t’i japë të martën. Ky bilanc do të kufizohet vetëm me peshën, tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolës”, saktësoi dr. Jackson duke shtuar se presidenti amerikan nuk ka asnjë detyrim që t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë shëndetësor dhe as të bëjë publik rezultatin, por kjo është bërë një traditë tashmë.

Donald Trump, më i moshuari në historinë presidenciale amerikane, me këtë veprim ndjek hapat e paraardhësve të tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kaloi për herë të parë “testin mjekësor presidencial” që pas pretendimeve të Michael Wolff, në librin e tij ende të pabotuar “Zjarr dhe Zemërim”, se Trump ka probleme me shëndetin mendor.

Në këtë libër, Wolff shkruan se presidenti i SHBA-së ka frikë nga helmimi, prandaj dhe porosit shpeshherë hamburger nga “McDonalds”.

Sipas medias amerikane, Trump konsumon gjithashtu pica dhe biftekë të pjekur mirë, ndërkohë që ha 2 ëmbëlsira në një vakt.



Lajme të ngjashme