Jep dorëheqjen ambasadori i SHBA-së në Panama, shkak gjuha raciste e Presidentit Trump

Shefi i misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Panama ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve mbi politikën e administratës Trump, njoftoi të premten media amerikane...

Jep dorëheqjen ambasadori i SHBA-së në Panama, shkak gjuha raciste e Presidentit Trump

Shefi i misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Panama ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve mbi politikën e administratës Trump, njoftoi të premten media amerikane.

“Ambasadori John Feeley dha dorëheqjen në fund të dhjetorit”, njoftoi televizioni amerikan shtetëror “CNN” duke cituar Stiven Goldstein, nënsekretarin e Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike.

“Si oficer i ri i Shërbimit të Jashtëm, unë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri presidentit dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe në rastet kur unë nuk do të bija dakord me politika të caktuara,” shkroi Feeley në letrën e tij të dorëheqjes.

“Instruktorët e mi e bënë të qartë që nëse besoja se nuk mund ta kryeja dot detyrën, unë do të isha i nderuar të jepja dorëheqjen. Dhe kjo kohë ka ardhur”, shtoi ai.

Ky vendim u bë i ditur pas deklaratës së ashpër të Trump, që përdori termin “shtete të ndyra” kur senatorët propozuan rivendosjen e mbrojtjes për emigrantët nga Haiti, Salvadori dhe vendet afrikane, sipas një raporti të medias.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi si “tronditëse, të turpshme dhe raciste’’ këtë gjuhë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Feeley, një diplomat karriere i specializuar në Amerikën Latine dhe Karaibe, erdhi në detyrë në janar të vitit 2016.

Përpara se të bashkohej me Departamentin e Shtetit në vitin 1990, ai ka shërbyer si pilot në marinën amerikane.



Lajme të ngjashme