• Video galeri

Turqia trajnon ushtrinë somaleze

Ushtari turk në Mogadisho vazhdon me mish e me shpirt përpjekjet për ti përgatitur oficerët dhe nënoficerët somalezë për Ushtrinë e Somalisë.

somali.jpg
Somali-de türk askeri eğitim merkezi açıldı_16.jpg
Somali-de türk askeri eğitim merkezi açıldı_15.jpg
Somali-de türk askeri eğitim merkezi açıldı_14.jpg
Somali-de türk askeri eğitim merkezi açıldı_13.jpg
Somali-de türk askeri eğitim merkezi açıldı_12.jpg
Turqia përgatit ushtarakët somalezë
Turqia përgatit ushtarakët somalezë

Task-Forca turke që është vendosur në Mogadisho kontribuon në përgatitjen e kuadrove të ardhshme të ushtrisë somaleze.

Një nga pikat më të rëndësishme të trajnimit është edhe kjo. Ushtari turk zbaton në stërvitje një program mjaft të vështirë trajnimi fizik, në mënyrë që ushtria somaleze të jetë në gjendje të përshtatet me të gjitha kushtet.

Task-Forca turke për momentin trajnon dhe stërvit 100 oficerë dhe 50 nënoficerë.

Në kuadër të programit në çdo 3 muaj trajnohet 1 kompani këmbësorie.

Ky trajnim shumë special që ofron ushtari turk ka nisur të japë edhe rezultatet e para.

“Ushtari turk në 3 muaj ka trajnuar një kompani me ushtarët tanë. Me trajnimin që japin ata ne përgatisim një ushtri më të disiplinuar”,- thotë komandanti i Akademisë Ushtarake të Somalisë, gjeneralbrigade Abdullahi Warsame Takar.

Në edukimin që ofron ushtari turk nuk ka vetëm lëndë ushtarake.

Bien në sy edhe mësimet e historisë dhe turqishtes.

Në kazermë shikon ushtarë nga të gjitha forcat e ushtrisë turke (TSK).

Në mesin e ushtarëve turq janë edhe marinarët.

Në kazermën turke në Mogadisho një përkujdesje e afërt tregohet edhe për shëndetin e ushtarëve somalezë.

Oficerët dhe nënoficerët somalezë janë shumë të kënaqur për edukimin dhe trajnimin që marrin këtu.

“Para 500 vjetëve Somalia ka qenë në gjendje të vështirë, Turqia erdhi dhe e ndihmoi. Sot jemi përsëri në gjendje të vështirë dhe Turqia ndodhet pranë nesh edhe në këtë ditë të vështirë”,- thotë kadeti Abdullah MUHAMMED.

“E falënderojmë shumë Turqinë dhe Presidentin e saj, Rexhep Tajip Erdoan. Ne ju duam shumë. Turqinë e duam shumë”, - shprehet Necip Seyid Ali, nxënës në shkollën e nënoficerëve.

“Ushtari turk këtu nuk jep vetëm edukim dhe trajnim ushtarak, ai merr pjesë edhe në shumë aktivitete humanitare. Pikërisht ashtu siç e shikoni edhe këtu. Muret e kësaj shkolle ishin në një gjendje shumë të keqe. Ata janë lyer me bojë, bankat e shkollës janë rregulluar. Tani fëmijët somalezë mësojnë në një ambient shumë të pastër e të rregullt. Jemi shumë të lumtur dhe krenar për praninë e ushtarit turk këtu. Ata i duam shumë, ata na prekën në zemër”, - thotë Drejtori i Shkollës Muhammed YUSUF.



Lajme të ngjashme