Rripi i Gazës - TIKA u dorëzoi palestinezëve 320 banesa të ndërtuara pas sulmeve të Izraelit

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u dorëzoi në pranim palestinezëve 320 banesa të ndërtura në Rripin e Gazës.

Rripi i Gazës - TIKA u dorëzoi palestinezëve 320 banesa të ndërtuara pas sulmeve të Izraelit

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u dorëzoi palestinezëve 320 banesa të ndërtura në Rripin e Gazës.

Ministri i Çështjeve Publike dhe i Qeverisë së Palestinës, Mufid al-Hasaniye në fjalimin e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së dorëzimit tha se me urdhër të Presidentit Mahmud Abbas banesat e ndërtuara nga TIKA u janë dorëzuar palestinezëve skamnor dhe atyre që humbën shtëpitë e tyre në sulmet e Izraelit në vitin 2014.

Hasaniye shprehu dëshirën e tij për ndërtimin e banesave të reja për familjet skamonore, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne jemi të kënaqur nga mbështetja që ofron Turqia me në krye TIKA-n”.

Pas fjalimit të tij, ministri Hasaniye i dorëzoi çelësat e banesave qindra familjeve.

320 banesa të ndërtuara në fshatin Lugina e Gazës, e cila mes popullit njihet me emrin Huxhr ed-Dik me anë të marrëveshjes së nënshkruar ditën e mërkurë i janë dorëzuar Ministrisë së Çështjeve Publike të Palestinës.

Për ti plotësuar nevojat për strehim të dala nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës në vitin 2014, TIKA përgatiti një projekt për ndërtimin e banesave mbi një sipërfaqe 20 dynym që përbëhet prej 20 blloqeve me nga 16 banesa secila.

Parashikohet që në këto banesa me sipërfaqe 100 metra katror, të jetojnë 2 mijë e 250 persona.



Lajme të ngjashme