Trump njoftoi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit

"Transferimi i ambasadës në Jerusalem është një vendim që duhej të merret shumë më herët", deklaroi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

Trump njoftoi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) bëri të ditur se nuk e njeh këtë “iniciativë aventureske” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me Jerusalemin.

Me anë të një komunikate të përbashkët të miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, partitë që kanë grupe parlamentare, i treguan opinionit botëror vullnetin e prerë dhe të padiskutueshëm për refuzimin e planit të ShBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, “iniciativë kjo e cilësuar si aventureske”.

Në kuadër të diplomacisë telefonike të filluar në lidhje me zhvillimet e fundit për çështjen e Jerusalemit, Presidenti Recep Tayyip Erdoan, bisedoi me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz al-Suud dhe Emirin e Katarit, Sheik Temim bin Hamed al-Thani.

Gjatë këtyre bisedimeve u theksua se përpjekja për njohjen e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit është mjaftë shqetësuese nga aspekti i paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Presidenti Erdogan gjatë bisedave tërhoqi vëmendjen se paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme mund të vendoset vetëm me themelimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës në kuadër të kufijve të vitit 1967.

Ndërkaq Presidenti i ShBA-së, Donald Trump krahas të gjitha reagimeve mori një vendim provokues duke thënë se “Jerusalemi është shpallur si kryeqytet i Izraelit”.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Jerusalemi është njohur si kryeqytet i Izraelit, ndërsa shtoi se ka urdhëruar edhe fillimin e përgatitjeve për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi për në Jerusalem.   

Duke thënë se në krahasim me pararendësit e tij ai e përmbushi premtimin e dhënë, Donald Trump tha se Jerusalemi është zemra e tre feve hyjnore dhe zemra e demokracisë.

“Ky vendim nuk nënkupton ndryshimin e politikave të ShBA-së në lidhje me problemet aktuale mes Palestinës dhe Izraelit, pretendoi Trump.

Ndërkaq Trump tha se beson në arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Palestinës për zgjidhjen me dy shtete dhe nuk nguroi ti bëjë thirrje për maturi tërë botës pas vendimit të tij provokues.



Lajme të ngjashme