Gjenevë - Filloi raundi i 8-të i bisedimeve për vendosjen e paqes në Siri

Në raundin e 8-të të bisedimeve që filluan sot mungon delegacioni i regjimit sirian.

Gjenevë - Filloi raundi i 8-të i bisedimeve për vendosjen e paqes në Siri

Krahas mungesës së delegacionit të regjimit raundi i 8-të i bisedimeve të paqes në Gjenevë rifilloi pas pushimit të fundjavës me pjesëmarrjen e opozitarëve.

Në pjesën e dytë të bisedimeve indirekte të filluara më 28 nëntor në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura bisedoi me opozitarët.

Mirëpo ende është e paqartë se kurrë do të kthehen në bisedime zyrtarët sirianë, të cilët u kthyen në Damask pas pushimit të filluar ditën e premte.

 

Nasir Hariri, kreu i Komitetit të Lartë të Negociatave, i formuar nga opozitarët sirianë, deklaroi se gjatë takimit të tij me Misturan i paraqiti këtij të fundit një dokument me detajet e krimeve të bëra me të cilin kërkohet paraqitja para drejtësisë të kriminelëve të luftës.

Hariri gjithashtu bëri të ditur se përpjekjet e tyre për gjetjen e zgjidhjes politike krizës në Siri janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa regjimi është duke paraqitur arsye të ndryshme.

Duke prekur edhe në mosmarrjen pjesë të delegacionit të regjimit në bisedimet e Gjenevës, Hariri tha se “Ne jemi këtu për të vënë në jetë komunikatën e 1-rë të Gjenevës dhe rezolutën numër 2254 të KS të OKB-së. Ne nuk morëm këto vendime. Siç dihet bisedimet zhvillohen mes opozitarëve dhe regjimit. Në Gjenevë erdhëm si një delegacion me një vizion të përbashkët. Është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare dhe e të dërguarit të posaçëm për ti njoftuar botës se cila palë po hedh poshtë negociatat”.



Lajme të ngjashme