SHBA – Gjykata Supreme rikthen në fuqi dekretin antiemigracion të Donald Trump

Gjykata Supreme e SHBA-së autorizoi të hënën aplikimin e plotë të dekretit antiemigracion të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, vendim ky që ishte pezulluar në pritje të një shqyrtimi të plotë të kësaj mase...

SHBA – Gjykata Supreme rikthen në fuqi dekretin antiemigracion të Donald Trump

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës autorizoi të hënën aplikimin e plotë të dekretit antiemigracion të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, vendim ky që ishte pezulluar në pritje të një shqyrtimi të plotë të kësaj mase që bllokon ardhjen e qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane.

Versioni i tretë i këtij dekreti shumë të kritikuar u pezullua nga një gjyqtar në Havai, i cili vlerësoi vlerësoi se “ky tekst nuk arrinte të tregonte se si autorizimi i hyrjes së 150 milionë shtetasve të huaj nga vendet e prekura dëmtonte interesat e SHBA-së”. /ATSH



Lajme të ngjashme