Khanfar: Evropa ka më shumë nevojë për Turqinë, se sa Turqia për Evropën

"Për mendimin tim Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë se sa Turqia që ka nevojë për Evropën", tha Kryetari i Forumit “El Shark”, Vadah Khanfar në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA.

Khanfar: Evropa ka më shumë nevojë për Turqinë, se sa Turqia për Evropën

I ndodhur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, për konferencën me titull "Evropa dhe Fqinjët", një bashkëorganizim i Forumit “El Shark” dhe “Chatham House”, Vadah Khanfar iu përgjigj në pyetjet e agjencisë së lajmeve AA.

Khanfar thotë se Evropa në marrëdhëniet e saj me vendet e Lindjes së Mesme në plan të parë nxjerr ekonominë. "Evropa nuk ka as edhe një qëndrim të moralshëm në qasjen e saj ndaj Lindjes së Mesme. Evropa nuk po mbron më lirinë dhe demokracinë. Më parë të paktën këtë e përdorte si retorikë. Ndërsa Turqia nuk mund të tregojë tolerancë që të shikojë duke mos bërë asgjë ndërkohë që një rend që po zhytet tërësisht në kaos, të vërejë një rend rajonal që po rrënohet", tha Khanfar.

Në vijim Khanfar ka shtuar se Evropa e ka larguar Turqinë prej vetes me qëndrimin lidhur me punët e brendshme të Turqisë, kryesisht me qasjen që ka shfaqur lidhje me tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, dhe tashmë marrëdhëniet e Turqisë me Evropën bazohen mbi marrëveshje në interesa të caktuara.

 

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Turqia është duke u afruar me Rusinë dhe Iranin ndërsa me Evropën ka vendosur një distancë, Khanfar tha se "Ekonomia e Turqisë rritet shumë më shpejtë se ajo e Evropës. Në një aspekt, Turqia në fakt nuk ka nevojë për Evropën. Evropa është ajo që ka nevojë për Turqinë dhe nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të kësaj të fundit".

"Ekziston një standard i dyfishtë në qasjen e Evropës ndaj rajonit tonë", tha Khanfar.

"Ata nuk e kanë problem të kenë lirshëm marrëdhënie me diktatorët. Mbështetën grushtin ushtarak në Egjipt. Tregohen të butë me ato që ne vërejmë se po ndodhin në botën arabe, kryesisht në Arabinë Saudite, por kur vjen puna tek Turqia përpiqen të japin leksione për vlera të caktuara. Duke mos u mjaftuar me këtë, ata përzihen edhe në politikën e brendshme. Ndonjëherë jam kureshtar ta di çfarë qëndron prapa këtij standardi të dyfishtë, a ka ndonjë interes apo është ideologji? Sepse nëse qëndron ndonjë interes, atëherë interesat e Evropës në Turqi janë më të shumta se në pjesën tjetër e Lindjes së Mesme", tha ai.

Pasi ka shpjeguar se Turqia në 60-70 vitet e fundit është më afër me perspektivën e NATO-s dhe Evropës, Khanfar tha se "Dobësimi i marrëdhënieve të Turqisë me Evropën dhe NATO-n, nënkupton edhe dobësimin e Evropës".

Ai ka tërhequr vëmendjen në krizën ekonomike të Evropës dhe largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

"Për mendimin tim Evropa ka nevojë për Turqinë, më shumë se sa Turqia për Evropën. Pasi Evropa nuk mund ta lejojë Turqinë të largohet, pozicioni i Turqisë për momentin është shumë më i fortë dhe ajo mund të sigurojë një marrëveshje në kushte më të mirë në të ardhmen", thekson Khanfar. 

 


Lajme të ngjashme