ShBA respekton marrëveshjen PKK/PYD-DAESH në Siri

Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon tha se SHBA nuk ishte palë, por se respekton marrëveshjen e fshehtë mes PKK/PYD-së dhe DAESH-it.

ShBA respekton marrëveshjen PKK/PYD-DAESH në Siri

Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon tha se SHBA nuk ishte palë, por se respekton marrëveshjen e fshehtë të cilën terroristët e PKK/PYD e arritën me terroristët e DEASH-it për tërheqjen e kësaj të fundit nga qyteti sirian Rakka.

Pahon për AA tha se kjo marrëveshje mes dy organizatave terroriste është një zgjidhje për problemet lokale.

Ai konfirmoi se forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA-të nuk kanë mundur të bombardojnë pozicionet e DEASH-it në Rakka për shkak të numrit të madh të civilëve dhe se në këtë kontekst, është mirëpritur marrëveshja për tërheqjen e terroristëve të DEASH-it, të arritur me grupin i cili në Siri paraqitet si Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) dhe është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

"Marrëveshja kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Rakka. Me aleatët nganjëherë nuk duhet të kemi pikëpamjet e njëjta, por ne i respektojmë kur gjejnë zgjidhje për ndonjë problem", tha Pahon.

 

Zëdhënësi i Pentagonit Pahon mohoi pretendimet e disa mediave se një delegacion i koalicionit ndërkombëtar për luftimin e DEASH-it ishte palë aktive në marrëveshjen e Rakka-s.

Sipas marrëveshjes të gjithë terroristët lokal të DEASH-it, familjet e tyre dhe civilët morën leje që deri në mes të muajit të kaluar të largohen nga Rakka dhe të tërhiqen drejt Dejrizori, por luftëtarët e huaj në radhët e DEASH-it refuzuan marrëveshjen. Pas konfliktit disa ditësh, luftëtarët e huaj u neutralizuan.

Reporterët e AA-së nga terreni në atë kohë raportonin se terroristët e PKK/PYD dhe DEASH pas negociatave një javore arritën marrëveshje të fshehtë për dorëzimin paqësor të kontrollit në Rakka, kurse më pas rrjeti britanik BBC publikoi lajmin për marrëveshjen e fshehtë. 

Me këtë rast u prononcua zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër DEASH-it, Ryan Dillon, i cili tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë sekreti, por për një zgjidhje të një problemi lokal. 

Në deklaratën e koalicionit thuhet se është arritur marrëveshje për evakuimin e civilëve. Dillon më 17 tetor përmes një video-konference raportoi Pentagonin se PKK/PYD për dy javë nga Rakka ka evakuuar 4.300 civilë dhe se janë dorëzuar 350 militantë të DEASH-it. (AA)



Lajme të ngjashme