Vietnam – Tajfuni Damrey shkakton rreht 100 të vdekur

Rreth 100 persona humbën jetën në Vietnam gjatë kalimit të tajfunit Damrey, njoftuan autoriteteve vietnameze për menaxhimin e katastrofave...

Vietnam – Tajfuni Damrey shkakton rreht 100 të vdekur

Rreth 100 persona humbën jetën në Vietnam gjatë kalimit të tajfunit Damrey, por qyteti ku do të zhvillohet Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik të Azipaqësorit (APEC), me Presidentin amerikan, Donald Trump, atë rus, Vladimir Putin dhe kinezin Xi Jinping, relativisht është i paprekur nga katastrofa natyrore.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve vietnameze, të publikuara të enjten, 91 persona vdiqën gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, shkaktuar nga tajfuni që po godet prej disa ditësh qendrën dhe jugun e vendit.

Më shumë se 23 persona të tjerë vijojnë të jenë ende të zhdukur pas stuhisë, një prej më tragjikeve prej dekash në Vietnam.

Qyteti Danang, mikpritës i samitit të APEC-ut, u godit nga shira të rrëmbyeshme, por pa pësuar dëme.

"Më shumë se 120.000 shtëpi dhe 250.000 hektarë toka bujqësore u dëmtuan nga stuhia, që ka përfshirë gati të gjithë vendin", sipas autoriteteve vietnameze për menaxhimin e katastrofave. /ATSH



Lajme të ngjashme