Presidenti i Libanit: Dorëheqja e Haririt e papranueshme

Presidenti i Libanit, Mishel Avn tha se kushtet e dorëheqjes së Kryeministrit të Libanit, Saad Al Hariri nuk mund të pranohen.

Presidenti i Libanit: Dorëheqja e Haririt e papranueshme

Presidenti i Libanit, Mishel Avn tha se kushtet e dorëheqjes së Kryeministrit të Libanit, Saad Al Hariri nuk mund të pranohen.

Aun bisedoi me të ngarkuarin me detyrë të Arabisë Saudite në Liban dhe u shpreh se Hariri, i cili dha dorëheqjen e tij ditën e shtunë në Arabinë Saudite, duhet të kthehet në vendin e tij.

Sipas deklaratës së një zyrtari të lartë libanez, Libani protestoi zyrtarisht dorëheqjen e Haririt javën e kaluar me anë të një fjalimi të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.

Ky zyrtar tha se Presidenti i Libanit, Mishel Avn bisedoi me bisedoi me të ngarkuarin me detyrë të Arabisë Saudite në Liban, Velid al Buhari dhe i bëri të ditur pozicionin e Libanit në këtë çështje. Ai i tha se dorëheqja e Haririt nga jashtë shtetit është e “papranueshme” dhe kërkoi kthimin e Haririt në vend.

Ndërkaq edhe autoritete të Lëvizjes Ardhmëria i kërkuan Saad Haririt “të kthehet në atdhe”.

Autoritet e kësaj partie u takuan në kryeqytetin Bejrut për të diskutuar këtë çështje.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes, ish-kryeministri dhe zëvendëskryetari i grupit partiak, Fuad Sinyora, tha: “Kryeministri Saad Hariri duhet të kthehet në atdhe për të vënë në vend krenarinë dhe respektin e Libanit si brenda ashtu edhe jashtë shtetit”.   

Ai bëri të ditur se të gjitha vendimet e Haririt respektohen në çfarëdolloj kushtesh merren ato.  

Partia e Haririt pro perëndimit është në krye të bllokut të 14 marsit dhe ka 7 ministra në qeverinë me 30 ministra gjithsej.  



Lajme të ngjashme