Trump përkrah Mbretin Selman për arrestimet

“Mbreti Selman dhe Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, dinë se çfarë bëjnë”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Trump përkrah Mbretin Selman për arrestimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në llogarinë e tij në median sociale, Twitter postoi mesazhe përkrahjeje ndaj Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe Princit trashëgimtar, Muhammed bin Selman për arrestimet e një numri të madh të princërve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë saudit.

Në mesazhin e tij të bërë në Twitter, Presidenti Trump shkruan se “Mbreti Selman dhe Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, dinë se çfarë bëjnë”.

Trump në mesazhin e tij gjithashtu bën të ditur se “Disa prej atyre që kanë shfaqur sjellje të këqija kanë vjedhur vendin e tyre me vite”.

 

Të shtunën nën kryesimin e Princit trashëgimtar dhe njëkohësisht ministrit të Mbrojtjes, Muhammed bin Selman u formua Komisioni i Lartë për Luftën Kundër Korrupsionit pas të cilit pasoi shkarkimi nga detyra dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë në mesin e tyre edhe 11 princa dhe 4 ministra.

Arrestimet u zhvilluan me akuza në lidhje me një numër të madh të dosjeve për korrupsion si ajo me “kolerën dhe parregullsi në projektin e ujërave të zeza në Xhide” në vitin 2009.

Komisioni i Lartë për Luftën Kundër Korrupsionit i formuar gjatë natës në përputhje me dekretin mbretëror dhe në krye të të cilit është emëruar Princi trashëgimtar Muhammed bin Selman, është i autorizuar për arrestime, ngrirjen e pasurive dhe për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera të nevojshme.



Lajme të ngjashme