Mattis: Bashkëpunimi ushtarak me Turqinë nuk preket nga kriza e vizave

Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara (SHBA) Jim Mattis tha se problemi i vizave midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka ndikuar në marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve dhe ata vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të ngushtë me Turqinë.

abd visa
pentagon

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në aeroplan gjatë fluturimit për në Florida, Mattis gjithashtu iu përgjigj pyetjeve rreth Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, vend që kanë pezulluar reciprokisht lëshimin e vizave.

Një pyetjeje lidhur me atë se si janë ndikuar marrëdhëniet ushtarake mes Turqisë dhe SHBA-së nga kriza e vizave ndërmjet dy vendeve Mattis iu përgjigj kështu:

"Turqia për dekada është aleati ynë në NATO dhe i vetmi vend i anëtar i NATO-s brenda kufijve të të cilit ka konflikt aktiv. Ne vazhdojmë të kemi një bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me Turqinë. Bashkëveprimi dhe integrimi ynë ushtarak nuk janë ndikuar nga kjo (kriza e vizave). Incirlik (baza ajrore e NATO-s në Turqi) është plotësisht e hapur. Kanalin e komunikimit e kemi të hapur. Forcat tona ajrore vazhdojnë të komunikojnë me njëra-tjetrën, pasi kemi operacione në veri të Sirisë, veri të Irakut dhe në jug të Turqisë.”

Në përgjigje të një pyetjeje tjetër se do të prekeshin apo jo operacionet e ardhshme nga kjo krizë diplomatike midis dy vendeve, Mattis tha se për këtë çështje nuk mund të spekulonte, duke shtuar se operacionet ushtarake nuk janë prekur nga problemet diplomatike që janë shfaqur në të kaluarën.

"Unë nuk dua të spekuloj për këtë. Sa herë që krijohen situata të ndërlikuara e dëgjoj pyetjen se ‘a do të prishen vallë marrëdhëniet tona ushtarake’, por po e them hapur, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë. (Turqia) është një partnere e jona në NATO dhe do të punojmë shumë për t’u bërë ballë së bashku armiqve të përbashkët. Në aspektin ushtarak po punojmë shumë mirë”, u tha gazetarëve Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

 


Lajme të ngjashme