Bregu Perëndimor – Ushtria izraelite konfiskon 36 dynymë tokë bujqësore në luginën e Jordanit

Ushtria izraelite komunikoi të enjten vendimin rreth konfiskimit të 36 dynymëve tokë bujqësore, pronë e fermerëve që jetojnë në zonën Badara, në pjesën veriore të luginës së Jordanit...

Bregu Perëndimor – Ushtria izraelite konfiskon 36 dynymë tokë bujqësore në luginën e Jordanit

Ushtria izraelite konfiskoi të enjten 36 dynymë (36.000 m2) tokë bujqësore në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Mutaz Bsharat, përgjegjës i Dosjes për Njësitë e Banimit Çifute në Luginën e Jordanit, bëri me dije se tokat bujqësore të konfiskuara nga ushtria izraelite janë pronë e fermerëve palestinezë.

“Ushtria izraelite komunikoi sot vendimin rreth konfiskimit të 36 dynymëve tokë bujqësore, pronë e fermerëve që jetojnë në zonën Badara, në pjesën veriore të luginës së Jordanit. Fermerët zotërojnë tapitë e këtyre tokave, ku merren me bujqësi prej tashmë dhjetëra vitesh. Synimi i konfiskimit në fjalë është dëbimi i palestinezëve nga kjo hapësirë, në favor të kolonëve çifutë”, deklaroi ai.

Në luginën e lumit Jordan, pjesë e territoreve të pushtuara të Bregut Perëndimor, jetojnë gati 10.000 palestinezë, që sigurojnë jetesën me bujqësi dhe blegtori.

Ushtria izraelite kontrollon mbi 80 për qind të sipërfaqes së luginës së Jordanit, ku janë ndërtuar gjithashtu 21 njësi banimi çifute të jashtëligjshme, tashmë të banuar nga kolonët.



Lajme të ngjashme