Spanjë – Lëvizje të druajtura për zbutjen e tensionit Madrid-Barcelonë

Manovrat e para, të cilat mund të lehtësojnë dialogun mes Barcelonës dhe Madridit u bënë të premten, vetëm tri ditë nga data e parashikuar fillimisht nga Katalonja për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së saj...

Spanjë – Lëvizje të druajtura për zbutjen e tensionit Madrid-Barcelonë

Lëvizjet e para, të cilat mund të lehtësojnë dialogun mes Barcelonës dhe Madridit u bënë të premten, vetëm tri ditë nga data e parashikuar fillimisht nga Katalonja për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së saj, që ka shkaktuar një shqetësim të madh në Evropë.

Presidenti i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont, njoftoi se do të shtynte mbajtjen e fjalimit para Parlamentit katalonas, parashikuar fillimisht të hënën, ndërkohë që Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, mblodhi Këshillin e Ministrave në mesditë.

Autoritetet katalonase planifikonin miratimin e Deklaratës së Pavarësisë gjatë kësaj seance.

Seanca e radhës është parashikuar të martën në orën 18:00, por rendi i ditës nuk është i qartë, pasi theksohet se mbledhja do të përqendrohet tek “situata politike”, por nuk përmendet Deklarata e Pavarësisë.

Deputetët opozitarë të pavarësisë së Katalonjës janë shprehur mosbesues ndaj qëllimeve të vërteta të Carles Puigdemont.

Njoftimi i Puigdemont mund të interpretohet si një lëvizje, por edhe mund te jetë një mënyrë për të fituar kohë për shkak të përçarjeve në kampin e tij

Ky njoftim u bë pas deklaratave të ministrit të Sipërmarrjes së qeverisë katalonase, Santi Vila, i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rajonal, që i kërkoi qeverisë “një armëpushim simbolik”.

“Kjo do të thotë se ne nuk duhet të marrim në orët dhe ditët e ardhshme vendime, të cilat mund të jenë të pariparueshme”, sqaroi Vila.



Lajme të ngjashme