Siri – Ushtria ruse njofton neutralizimin e 120 terroristëve të DAESH-it

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije se rreth anëtarë të organizatës terroriste DAESH janë neutralizuar në Siri gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse...

Siri – Ushtria ruse njofton neutralizimin e 120 terroristëve të DAESH-it

Rreth 120 anëtarë të organizatës terroriste DAESH dhe më shumë se 60 luftëtarë të huaj janë neutralizuar në Siri gjatë 24 orëve të fundit pas sulmeve ajrore të ushtrisë ruse, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

“Një postë komandimi e terroristëve dhe deri në 80 luftëtarë, duke përfshirë këtu 9 banorë të Kaukazit Verior, janë shkatërruar në Al-Mayadin”, sipas Ministrisë, e cila shtoi se 40 terroristë të DAESH-it ishin vrarë pranë qytetit të Abu Kamal.

“Pas një sulmi ajror, më shumë se 60 luftëtarë të huaj me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, nga Tunizia dhe Egjipti janë neutralizuar në jug të Deir Ezzor”, sipas Ministrisë ruse.

Al-Mayadin është një prej bastioneve të fundit të DAESH-it në Siri.



Lajme të ngjashme