SHBA-ja rrit presionin ndaj Pakistanit për luftën kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të dërgojë gjatë javëve të ardhshme në Pakistan këshilltarët më të afërt diplomatikë dhe ushtarakë për të rritur presionin ndaj një aleati të akuzuar për mbyllje të syve kundër disa grupeve terroriste...

SHBA-ja rrit presionin ndaj Pakistanit për luftën kundër terrorizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të dërgojë gjatë javëve të ardhshme në Pakistan këshilltarët më të afërt diplomatikë dhe ushtarakë për të rritur presionin ndaj një aleati të akuzuar për mbyllje të syve kundër disa grupeve terroriste.

Disa javë pas kritikave të Donald Trump kundër Islamabadit, i akuzuar për strehim të ekstremistëve, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në Pakistan në fund të muajit tetor.

Sipas disa burimeve amerikane dhe pakistaneze, kjo vizitë do të pasohet nga ajo e kolegut të tij, sekretari amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

“Kjo vizitë e dyfishtë ka si qëllim të përcjellë mesazhin për pakistanezët se mbështetja e tyre për grupet ekstremiste duhet të ndërpritet”, konfirmuan disa zyrtarë të lartë të informuar për këto vizita.

Uashingtoni është në fakt i pakënaqur nga fakti që Pakistani ofron strehim për disa grupe terroriste apo grupe të armatosura talebane, që forcat amerikane luftojnë nga krahu tjetër i kufirit, në Afganistan.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tendosur që prej vitit 2011, kur ish-presidenti amerikan, Barack Obama, hapi dritën e gjelbër për operacionin, që do të çonte në vdekjen e Osama Bin Ladenit në Abotabad.



Lajme të ngjashme