SHBA – Departamenti i Shtetit miraton shitjen e sistemit raketor THAAD për Arabinë Saudite

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar të premten dokumentin për t’i shitur Arabisë Saudite sistemin e mbrojtjes raketore “THAAD” (Terminal High-Altitude Area Defense), me një vlerë 15 miliardë dollarë...

SHBA – Departamenti i Shtetit miraton shitjen e sistemit raketor THAAD për Arabinë Saudite

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), e varur nga Departamenti amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ka publikuar një komunikatë me shkrim rreth shitjes së armëve Arabisë Saudite.

“Departamenti i Shtetit ka miratuar dokumentin për t’i shitur Arabisë Saudite sistemin e mbrojtjes raketore “THAAD” dhe ka informuar Kongresin në lidhje me këtë çështje. Në rast se Kongresi nuk kundërshton, atëherë s’do të ketë asnjë pengesë për shitjen në fjalë”, theksohet në këtë deklaratë.

Sa i përket shitjes së këtyre sistemeve, ku kontraktuesit kryesorë janë kompanitë amerikane “Lockheed Martin” dhe “Raytheon”, DSCA-ja vlerëson se “kontributi në zhvillimin e sigurisë së një vendi mik do të mbështesë objektivat e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së”.

Sistemi i mbrojtjes raketore THAAD, shembujt tipikë të së cilit përbëhen nga 6 platforma lëshuese, 48 parandalues, si dhe nga një njësi kontrolluese zjarri, komunikimi dhe radari, është mes çështjeve më të diskutueshme të agjendës botërore që prej dislokimit të tij nga SHBA-ja në Korenë e Jugut, veçanërisht kundër kërcënimit koreanoverior.



Lajme të ngjashme