Qetësia para stuhisë – Media amerikane: Uashingtoni kërcënon indirekt Phenianin dhe Teheranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se tashmë po dëshmojnë momentin e qetësisë para stuhisë, ndërsa u takua me krerët ushtarakë të vendit...

Qetësia para stuhisë – Media amerikane: Uashingtoni kërcënon indirekt Phenianin dhe Teheranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se tashmë po dëshmojnë momentin e qetësisë para stuhisë, ndërsa u takua me krerët ushtarakë të vendit.

Komenti i tij misterioz u bë disa orë pas raporteve të ndryshme, të cilat sugjerojnë se ai po përgatitet të tërheqë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Por stuhia e kreut të Shtëpisë së Bardhë mund të ketë të bëjë edhe me tensionin e lartë më Korenë e Veriut. Presidenti Trump i kishte kërkuar që më herët ushtarakëve të tij që të hartonin një sërë opsionesh ushtarake me ritëm më të shpejtë.

Donald Trump dhe Zonja e Parë amerikane, Melania, të shoqëruar nga ushtarakë me bashkëshortet e tyre, pozuan për mediat në Shtëpinë e Bardhë pas takimit në fjalë. Duke diskutuar me njerëzit rreth tij, Trump pyeti gazetarët e pranishëm nëse e dinin se çfarë domethënie kishte kjo.

“Mund të jetë qetësia para stuhisë. Në këtë dhomë kemi ushtarakët më të mirë të botës. Do ta merrni vesh se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

Sipas medias amerikane, administrata Trump duket se ka në shënjestër dy shtete në veçanti, Korenë e Veriut dhe Iranin, të pajisur me programe bërthamore. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzon Iranin se ka shkelur marrëveshjen me fuqitë e mëdha, ndërsa këmbëngul se regjimi koreanoverior nuk duhet lejuar që të kërcënojë askënd.



Lajme të ngjashme