Meksikë – Rrëzohet një helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 ushtarë

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Meksikë gjatë një fluturimi trajnues duke shkaktuar vdekjen e 7 ushtarëve dhe plagosjen e një tjetri...

Meksikë – Rrëzohet një helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 ushtarë

Shtatë ushtarë meksikanë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri “Bell 412” gjatë një fluturimi trajnues, pranë Salto Pueblo Nuevo, në shtetin verilindor të Durangos, njoftoi sekretariati i Shtetit për Mbrojtjen në një komunikatë.

“Një ushtar i ka mbijetuar dramës, por ai vuan nga shumë trauma dhe gjendja e tij konsiderohet kritike”, thekson komunikata.

Durango dhe shtetet fqinje të Sinaloas e Chihuahuas formojnë atë që quhet “trekëndëshi i artë”, rajon meksikan i kontrolluar nga kartelet e drogës.



Lajme të ngjashme