Irak – Bagdadi i kërkon Ankarasë dhe Teheranit mbylljen e pikave kufitare me KRG-në

Iraku ka kërkuar të premten vonë nga Turqia dhe Irani që “të mbyllin pikat kufitare dhe të ndalin të gjithë aktivitetet tregtare me administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)”...

Irak – Bagdadi i kërkon Ankarasë dhe Teheranit mbylljen e pikave kufitare me KRG-në

Iraku ka kërkuar të premten vonë nga Turqia dhe Irani që “të mbyllin pikat kufitare dhe të ndalin të gjithë aktivitetet tregtare me administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)”.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut iu ka dërguar ambasadorëve të Turqisë dhe Iranit në Bagdad një shkresë zyrtare, e cila përmban kërkesën për mbylljen e të gjitha pikave kufitare dhe kufizimin e aktiviteteve tregtare me KRG-në, sidomos eksportin dhe shitjen e naftës, derisa ato t’i dorëzohen qeverisë federale”, thuhet në një komunikatë me shkrim të publikuar nga zëdhënësi i MPJ-së irakiane, Ahmed Mahjoub.

Komunikata në fjalë thekson gjithashtu se për zbatimin e këtyre hapave të ndërmarra sipas kuadrit ligjor, Bagdadi zyrtar po bashkëpunon me Ankaranë dhe Teheranin.

“Në bashkëpunimin mes palëve duhet të merren për bazë parime si marrëdhëniet e mira fqinjësore, respektimi i sovranitetit të Irakut, fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe lufta kundër rreziqeve të përbashkëta”, nënvizohet në fund të komunikatës së MPJ-së irakiane.



Lajme të ngjashme