ShBA anulon stërvitjet ushtarake me vendet e Gjirit

Sipas lajmit të agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press” (AP) ushtria amerikane ka marrë vendim për të anuluar disa stërvitje të planifikuara me vendet e Gjirit.

ShBA anulon stërvitjet ushtarake me vendet e Gjirit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë marrë vendim për të ndaluar stërvitjet ushtarake me vendet e Gjirit.

Administrata e Uashingtonit, e cila për fillimin e krizës së Katarit kishte akuzuar Dohën zyrtare, pas katër muajve po ndërmerr një masë disi ndryshe këtë herë.

Sipas lajmit të agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press” (AP) ushtria amerikane ka marrë vendim për të anuluar disa stërvitje të planifikuara me vendet e Gjirit.

Bie në sy fakti që një vendim të tillë administrata amerikane e ka marrë menjëherë pas pasqyrimit në media të marrëveshjes së arritur ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes antiraketë S-400 pas takimit ndërmjet Putinit dhe Mbretit Salman, mbreti i parë i Arabisë Saudite që viziton Moskën.

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter kishte deklaruar se kishte qenë ai që e kishte shtypur butonin e krizës së Katarit, që shpërtheu më 5 qershor.

Që nga kjo datë e deri më sot Katari vazhdon të jetë i izoluar nga fqinjët e tij të kryesuar nga Arabia Saudite duke i mbyllur atij kufijtë tokësorë dhe detarë. Mbështetjen më të madhe Katarit në këtë proces ia kanë dhënë Turqia dhe Irani.

 


Lajme të ngjashme