Orbani hodhi poshtë paralajmërimet e BE-së

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Hungarisë lidhur me një ligj që shënjestron organizatat joqeveritare, tha kryeministri konservator hungarez, Viktor Orban duke i quajtur ato “qesharake”.

Orbani hodhi poshtë paralajmërimet e BE-së

“Ju mund ta nuhasni që larg që është një oportunizëm politik”, tha Orban gjatë një interviste për radion shtetërore.

“Nëse ne i marrim seriozisht ato, do të dukeshim edhe ne qesharakë”, shtoi ai.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian nisi të mërkurën fazën e dytë të veprimeve ligjore kundër Hungarisë, në një luftë të vazhdueshme rreth ligjit të diskutueshëm.

BE-ja  thotë se ky ligj shkel disa rregulla të vendosura nga blloku i Bashkimit Evropian .

Komisioni filloi veprimet ligjore në muajin korrik, një muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit të diskutueshëm,  për organizatat joqeveritare (OJQ).

Sipas ligjit, OJQ-të që marrin më shumë se 24 000 euro (28 000 dollarë) të fondeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga jashtë, do të duhet të regjistrohen si “organizata qytetare të financuara nga jashtë”.

Hungaria tani ka një muaj kohë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përmbushur kërkesat e BE-së.

 

Në të kundërt, komisioni mund t’ia kalojë çështjen,  Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila mund të vendosë penalitete ndaj Hungarisë.



Lajme të ngjashme