Gjermani – Të paktën 7 të vdekur nga stuhia në Berlin dhe Hamburg

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Hamburg dhe kryeqytetin Berlin të Gjermanisë duke u marrë jetën 7 personave...

Gjermani – Të paktën 7 të vdekur nga stuhia në Berlin dhe Hamburg

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Hamburg dhe kryeqytetin Berlin të Gjermanisë duke u marrë jetën 7 personave.

Era arriti shpejtësinë 180 km/orë duke rrëzuar edhe shumë pemë.

Dy persona gjetën vdekjen pikërisht nga një pemë, e cila u rrëzua mbi makinën e tyre.

Pesë të tjerë humbën jetën po ashtu në zonën e Brandenburgut dhe në Berlin.

Dhjetëra persona mbetën të plagosur në aksidente të ndryshme si pasojë e stuhisë.

Autoritetet e Hamburgut paralajmëruar banorët e qytetit për të mos dalë jashtë shtëpive, përveçse në raste emergjente.

Në aeroportin e Berlinit, pothuajse të gjitha fluturimet u realizuan me vonesa.

Probleme u jetuan edhe në sistemin e transportit publik. Disa udhëtime trenash u anuluan. Pasagjerët e linjës Amsterdam-Berlin u evakuuan nga treni dhe u strehuan në një sallë sporti.

Bëhet e ditur se erërat e fuqishme po lëvizin në drejtim të Polonisë.



Lajme të ngjashme