Edhe Bavaria kërkon pavarësinë

"Liria e Bavarisë, ndarja e Bavarisë nga Republika Federale e Gjermanisë është e drejta jonë legjitime!", thuhet në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në Facebook të Partisë Bavareze, e cila është aktive që nga viti 1946.

Edhe Bavaria kërkon pavarësinë

Partia bavareze, e cila është aktive që nga viti 1946 në Bavari, një nga landet më të pasura të Gjermanisë, ka nisur përgatitjet për t'u ndarë nga Gjermania.

"Liria e Bavarisë, ndarja e Bavarisë nga Republika Federale e Gjermanisë është e drejta jonë legjitime!", thuhet në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në Facebook të partisë bavareze.

Partia separatiste e Bavarisë është kundër ndarjes së pasurisë së landit me Gjermaninë. Thuhet se Bavaria ka nisur që tani të ndikohet nga zhvillimet në Katalonjë.

Sipas lajmit të Claudia Wangerin nga gazeta “Junge Welt”, partia separatiste bavareze në një të ardhme të afërt do ti drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të kërkuar përgatitjen e një raporti ekspertize që gjuha bavareze është një gjuhë e ndryshme nga ajo gjermane. Vitin e kaluar, gjykata në përgjigjen që i kishte dhënë një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Bavaria kishte refuzuar kërkesën e Bavarisë për të shkuar në referendum për t’u ndarë nga Republika Federale e Gjermanisë.

Nga ana tjetër Parlamenti Federal është përballur me krizën lidhur me vendet ku do të ulen deputetët në seancën e parë që do të mbahet pas zgjedhjeve të 24 tetorit. Demokratët e Lirë kanë kundërshtuar të ulen pranë deputetëve të partisë pro-naziste Alternativa për Gjermaninë (AfD). 



Lajme të ngjashme