Arabia Saudite shkatërron celula të organizatës terroriste DAESH

Në kryeqytetin Riad janë shkatërruar celulat e organizatës terroriste DAESH, gjatë përgatitjeve për sulm ndaj policisë në Mekë

Arabia Saudite shkatërron celula të organizatës terroriste DAESH

Në Arabinë Saudite janë shkatërruar celulat e organizatës terroriste DAESH.

Në lajmin që përcjell agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (SPA) të bazuar në burimet policore, thuhet se në operacionet antiterror të ndërmarra në kryeqytetin Riad janë shkatërruar celulat e organizatës terroriste DAESH, gjatë përgatitjeve për sulm ndaj policisë në Mekë.

Në kuadër të operacioneve antiterror forcat policore në kryeqytetin Riad bastisën tre shtëpi.

Gjatë këtyre operacioneve njëri prej terroristëve e hodhi vetën në erë, ndërkaq është kapur i vrarë një terrorist tjetër.

Në shtëpitë e bastisura u konfiskua një sasi e madhe municioni. Bëhet e ditur se këto celula planifikonin një sulm kamikaz edhe ndaj Ministrisë së Mbrojtjes.



Lajme të ngjashme