Kronologjia e sulmit të armatosur në Las Vegas

Të dielën, Stephen Paddock hapi zjarr për 10 minuta në një koncert të muzikës country në Las Vegas duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur 500 të tjerë, nga kati i 32-të i hotelit ”Mandalay Bay”.

Kronologjia e sulmit të armatosur në Las Vegas
Grafiku i sulmit në Las Vegas të ShBA-së
Grafiku i sulmit në Las Vegas të ShBA-së

Janë publikuar edhe pamjet grafike të sulmit më të keq të armatosur në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë sulm, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën afërsisht 500 të tjerë, 64-vjeçari, Stephen Paddock, nga kati i 32-të i hotelit “Mandalay” hapi zjarr mbi turmën e mbledhur për koncertin nën qiell të hapur.

Më poshtë vijon kronologjia e publikuar nga policia lokale për sulmin më të më përgjakshëm në historinë amerikane:

-22:05: Stephen Paddock hap zjarr në koncert.

-22:12: dy policë mbërrijnë në katin e 31-të të ”Mandalay Bay” dhe shprehen se të shtënat vinin nga një kat më sipër.

-22:15: Të shtënat e fundit me armë.

-22:17: Dy policët mbërrijnë në katin e 32-të të hotelit.

-22:18: Një agjent i sigurisë u thotë policëve që ai është plagosur dhe ju jep direktivat forcave të sigurisë mbi lokalizimin e dhomës së autorit të sulmit. Më shumë se 200 plumba janë qëlluar që nga dhoma e tij drejt korridorit.

-22:26-22:30: Tetë agjentë policie të tjerë mbërrijnë në katin e 32-të të hotelit dhe fillojnë të shkojnë në dhomën për të parë nëse ndodhen bashkëpunëtorët të tjerë apo të plagosur.

-23:20: Agjentët e policisë përdorin eksploziv për të hapur me forcë derën e dhomës së Paddock. Ata e gjejnë të shtrirë në dysheme.

-23:27: Policia hap me forcë derën e dytë dhe konstaton se nuk ka person tjetër të përfshirë.



Lajme të ngjashme