Referendumi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut nga aspekti i ligjit ndërkombëtar

Në 25 shtator Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) shkon drejt referendumit për pavarësi.

Referendumi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut nga aspekti i ligjit ndërkombëtar

Referendumi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut nga aspekti i ligjit ndërkombëtar

Brenda muajit qershor, Kryetari i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani, për zhvillimin e referendumit shpalli datën zyrtare 25 shtator 2017. Pas kësaj, Kuvendi i Rrethit të Kirkukut deklaroi se edhe Kirkuku do të marrë pjesë në referendum. Por Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) nuk ka mundur të marrë ende mbështetjen e brendshme dhe të jashtme të dëshiruar për referendumin. Përveç Partisë Demokratike të Kurdistanit në Irak, partitë e tjera të mëdha nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare për mbështetjen e referendumit. Edhe turkmenët dhe arabët, që përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë së rajonit nuk e shikojnë ngrohtë referendumin (nuk e miratojnë). Por ata nuk kanë asnjë fuqi politike ose të armatosur që mund të pengojnë referendumin. Arabët dhe turkmenët, nëse në periudhën në vijim fuqizohen, do të provojnë çdo lloj nisme për të rimarrë tokat e tyre.

Për mendimin tim nëse referendumi nuk pengohet, me rezultatin e tij, mund të bëhet shkak për fillimin e një lufte të madhe në rajon. Një gjendje e ngjashme e përjetuar pas Marrëveshjes së Mynihut në 1938, këtë radhë mund të përjetohet në mënyrë më të përgjakshme në Lindjen e Mesme.

Referendumi që do të zhvillohet në Veri të Irakut përbën probleme serioze nga aspekti i gjendjes së përgjithshme të rajonit, nga aspekti i Irakut dhe i legjimitetit. Më parë duhet të them se; Kërkesa e kurdve të Irakut për tu ndarë (pavarësi) nga aspekti i autonomisë nuk është legjitim. Presidenti i sotshëm i Irakut është nga kurdët e këtij vendi. Në Irak gjendet një rajon autonom në administrimin e kurdve. Gjithashtu Veriu i Irakut është duke përjetuar periudhën më të begatë në histori. Në Irak nuk ka as presionin më të vogël politik dhe ushtarak ndaj kurdve dhe Administratës Rajonale Kurde të Irakut. Si rrjedhojë nuk ka asnjë situatë që mund ta bëjë të drejtë autonominë dhe ndarjen e tyre. Në këtë mënyrë, një kërkesë sipas qejfit për autonomi, edhe nëse pranohet si legjitime, nesër në Irak ose në vende të tjera, do të vijnë në rend të ditës kërkesa të tjera për tu ndarë. Rregulli themelor i drejtësisë ndërkombëtare të ditëve tona është mbrojtja e tërësisë territoriale dhe pavarësisë së shteteve. Ky rregull pranohet si garancia e paqes dhe stabilitetit të komunitetit ndërkombëtar. Aq sa në drejtësinë ndërkombëtare, lufta për vetëmbrojtje duke përfshirë forcën e armatosur parashikohet vetëm kur tërësia dhe pavarësia e vendit hyn në rrezik.

Si rrjedhojë procesi i referendumit, duke filluar nga ligji, përmban shqetësime serioze nga çdo aspekt. Përveç kësaj, ndërmjet kurdve të Irakut ka një numër të madh popullsie që është opozitar përfshi edhe referendumit dhe nuk e shohin atë legjitim.

 

Edhe vendimi i marrë nga Kuvendi i Rrethit të Kirkukut bie ndesh me ligjin dhe nuk ka obligim ligjor. Ky vendim si fillim bie ndesh me kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Irakut. Ky kuvend e mori vendimin me një seancë ku nuk ishin të pranishëm anëtarët turkmenë dhe arabë dhe me 21 vota nga 24 anëtarë kurdë nga 26 gjithsej që ka kuvendi.

Vendimi i Kuvendit të Rrethit të Kirkukut është marrë vetëm me votat e kurdve dhe duke qenë se në vendim elementë të tjerë nuk kanë thënë asnjë ‘po’, ky është një vendim që bie ndesh me kushtetutën në fuqi të Irakut.

Tokat që sot mbahen në kontroll nga Barzani dhe aleatët e tij dhe që kërkon ti shpallë të pavarura, nga aspekti historik i përkasin turkmenëve dhe janë toka të etërve turkmenë. Kontrolli “defakto” i këtij rajoni sot nga Barzani nuk e ndryshon këtë të vërtetë. Pjesa e madhe e popullsisë që jeton brenda kufijve të rajonit është turkmene. Pavarësisht sulmeve sistematike që vazhdojnë prej vitesh, turkmenët sot vazhdojnë të jetojnë në Irak dhe janë ndër elementët themelues të këtij vendi.

Nëse nga referendumi del vendimi për tu ndarë atëherë do të vij në rend të ditës edhe e drejta e autonomisë për të gjitha grupet e tjera etnike dhe fetare.  Në rast të miratimit të këtij vendimi do të bëhet legjitime çdo lloj kërkese për ndarje e të gjitha grupeve sipas statusit të strukturës popull-etnik përpara vitit 1990 në Veri të Irakut. Nëse kurdët kanë të drejtën për tu ndarë nga Iraku atëherë të gjitha grupet etnike dhe fetare që jetojnë në Irak kanë të drejtën për tu ndarë.

Në këtë aspekt, nëse bëhet referendum dhe nëse del vendimi për ndarje, në ditët në vijim mund të vijë në rend të ditës zhvillimi i një referendumi për pavarësi i turkmenëve të Irakut.

Gjithashtu në ditët në vijim mund të vijë në rend të ditës edhe një marrëveshje reciproke për ndihmë dhe bashkëpunim e Republikës së Turqisë duke kaluar në kontakt me Irakun, në lidhje me situatat që vënë nën kërcënim tërësinë territoriale të Irakut.  

Vlerësimi i akademikut, Cemil Dogaç Ipek, nga Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Ataturk.



Lajme të ngjashme