Macron: Sulmet ndaj myslimanëve në Arakan janë "gjenocid në vazhdim"

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u prononcua për kanalin televiziv francez TMC, ku tha se spastrimi etnik që zbatohet ndaj myslimanëve në Arakan duhet të dënohet dhe të vihet në veprim për këtë çështje.

Macron: Sulmet ndaj myslimanëve në Arakan janë "gjenocid në vazhdim"

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sulmet ndaj myslimanëve në rajonin Arakan të Mianmarit e cilësoi si “gjenocid në vazhdim”.

I ndodhur në Nju-Jork për të marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Macron u prononcua për kanalin televiziv francez TMC, ku tha se spastrimi etnik që zbatohet ndaj myslimanëve në Arakan duhet të dënohet dhe të vihet në veprim për këtë çështje.

Macron tërhoqi vëmendjen duke thënë se duhet të bëhet thirrje për dhënie fund të dhunës dhe për dërgimin e ndihmave humanitare, ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo çështje duhet të shqyrtohet në kuadër të OKB-së.

“Franca së bashku me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të marr një iniciativë për dënimin e gjenocidit në vazhdim dhe spastrimin etnik”, deklaroi Macron.

 

Presidenti Macron, i cili prej marrjes së detyrës e deri më sot dje për herë të parë mbajti fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, masakrat e bëra ndaj myslimanëve të Arakanit i cilësoi si “spastrim etnik”.

Në sulmet ndaj myslimanëve të Arakanit janë vrarë me mijëra persona, ndërsa supozohet se mbi 400 mijë të tjerë janë shpërngulur dhe strehuar në Bangladesh.



Lajme të ngjashme