Trump: Një delegacion i nivelit të lartë në rajon për bisedimet e paqes Palestinë-Izrael

Në një deklaratë të bërë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Trump, qetësimin pas ngjarjeve të përjetuara në vendet e shenjta në Jerusalem, e sheh si një rast për të filluar përsëri bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Trump: Një delegacion i nivelit të lartë në rajon për bisedimet e paqes Palestinë-Izrael

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur se për fillimin përsëri të procesit të paqes Izrael-Palestinë dhe për të biseduar në lidhje me këtë çështje do të dërgojë në rajon 3 autoritete të larta, ndër të cilët edhe dhëndri i ti, Jared Kushner.

Në një deklaratë të bërë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Trump, qetësimin pas ngjarjeve të përjetuara në vendet e shenjta në Jerusalem, e sheh si një rast për të filluar përsëri bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Për të matur pulsin e rajonit, kryekëshilltari dhe dhëndri i trump, Jared Kushner, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt dhe Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Dina Powell do të shkojnë për të biseduar me liderët e rajonit.

Në deklaratë bëhet e ditur se autoritetet në fjalë do të zhvillojnë takime me liderët në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Jordani, Palestinë dhe Izrael.



Lajme të ngjashme