Trump e quan të dobët kërcënimin e deritanishëm ndaj Phenianit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e përshkallëzoi më tej deklaratën e tij kundër Koresë së Veriut duke thënë se paralajmërimi i tij se do të përgjigjej me “zjarr dhe zemërim” kundër regjimit të Phenianit nuk kishte qenë edhe aq i ashpër sa duhej.

Trump e quan të dobët kërcënimin e deritanishëm ndaj Phenianit

“Ka ardhur koha që dikush të mbajë një qëndrim superior, për banorët e këtij vendi dhe të vendeve të tjera, kështu që ndoshta deklarata mund të mos ketë qenë edhe aq e ashpër sa duhet”, u tha Trump gazetarëve në resortin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, ku ai është duke kaluar pushimet.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sulmojë territorin amerikan të Guamit në Paqësorin Perëndimor si një përgjigje ndaj programit të saj bërthamor dhe testeve të raketave kohët e fundit.

Ndërkohë që, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar se shpallja e një lufte do të ishte katastrofike dhe se përpjekjet diplomatike për të marrë situatën nën kontroll janë duke e zbehur.

Trump nuk ka pranuar të pohojë nëse ShBA-ja do ta merrte parasysh një goditje parandaluese kundër Koresë së Veriut, por ai ka deklaruar se është ende i hapur për negociata.

Koreja e Veriut duhet të riorganizojë edhe njëherë programet e saj ose do ta gjejë veten në telashe ashtu si disa kombe të tjera”, tha Trump.

Pas takimit me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare, Trump tha se çështja e niveleve të trupave ushtarake në Azi ishte duke u shqyrtuar së bashku me shpenzimet kundër raketave.

Trump ka paralajmëruar për pasoja të tmerrshme nëse lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të vazhdojë me kërcënimin se do të sulmojë territorin amerikan të Guamit.

Trump mbështeti sanksionet e vendosura nga OKB-ja gjatë fundjavës, ndërsa shtoi se nuk mendonte se do të ishin të mjaftueshme për të ndryshuar sjelljen e Phenianit, pas shumë bisedimeve të dështuara.

 


Lajme të ngjashme