ShBA paralajmëron Phenianin me arsenalin bërthamor

Në mes të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të mërkurën se arsenali bërthamor i ShBA-së është më i fuqishëm se kurrë më parë.

çin'den bm'nin yeni k.kKore kararına tepki.jpg
k.kore denizalti faaliyeti.jpg
kuzey kore fuze
abd-kuzey-kore.jpg
ABD_Guam_Kore

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të mërkurën se arsenali bërthamor i ShBA-së është më i fuqishëm se kurrë më parë, në mes të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut.

“Të shpresojmë që të mos e përdorim kurrë këtë fuqi, por ne do të mbetemi gjithnjë kombi më i fuqishëm në botë!”, deklaroi presidenti amerikan në profilin e tij “Twitter” pasi kërcënoi një ditë më parë regjimin e Phenianit.

Koreja e Veriut deklaroi të mërkurën se synon të lëshojë një raketë balistike me rreze të mesme drejt bazave amerikane në ishullin e Guam, në Paqësor, raportoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA.

Ky kërcënim vjen pak çaste pas deklarimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i premtoi zjarrin Koresë së Veriut nëse kjo e fundit vazhdon të kërcënojë ShBA-në, nën sfondin e zhvillimit të programit të saj balistik dhe bërthamor.

Disa ditë më parë OKB-ja miratoi një seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit.

 


Lajme të ngjashme