Portugali - Zjarri i pyjeve mori jetët e 62 personave (me video)

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa deklaroi se “Ndodhemi përballë tragjedisë më të madhe njerëzore të viteve të fundit”.

Portugali - Zjarri i pyjeve mori jetët e 62 personave (me video)
VIDEO - Portugali - 62 të vdekur nga zjarret që kapluan pyjet
VIDEO - Portugali - 62 të vdekur nga zjarret që kapluan pyjet

Për shkak të zjarreve që ranë në pyje përreth qytetit Pedrogao Grande në Portugalinë Qendrore, që në natën mes së shtunës dhe të dielës mori jetët e 62 njerëzve në Portugali është shpallur tre ditë zie kombëtare.

Për shkak të zjarreve që ranë në pyje përreth qytetit Pedrogao Grande në Portugalinë Qendrore, që në natën mes së shtunës dhe të dielës mori jetët e 62 njerëzve në Portugali është shpallur tre ditë zie kombëtare.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa deklaroi se “Ndodhemi përballë tragjedisë më të madhe njerëzore të viteve të fundit”.

Costa gjithashtu bëri të ditur se prioritet për ata paraqesin punimet për të fikur zjarrin dhe identifikimi në një kohë sa më të shkurtë të viktimave të kësaj fatkeqësie.

Mbi 1500 zjarrfikës akoma janë duke luftuar me stuhinë e zjarrtë në pyjet e Portugalisë e cila shkaktoi vdekjen e 62 personave. 

Shërbimet portugeze sot presin ardhjen e përforcimeve në kuptim të fuqisë punëtore që janë nisur nga Spanja, Franca dhe Italia. 

Zjarri që kaploi pyjet ditën e shtunë në afërsi të qytetit Perdagoa Grande që ndodhet 200km në veri të kryeqytetit Lisbonë, për një kohë të shkurtë u kthye në tragjedi më të madhe në vend të viteve të fundit.

Të paktën 30 prej të vdekurve kanë humbur jetët të bllokuar në makinat e tyre, ndërsa nga zjarri janë lënduar të paktën 50 persona të tjerë.

Krahas 1 mijë e 600 zjarrfikësve në punimet për fikjen e zjarrit marrin pjesë edhe ekipet ushtarake dhe civile, gjithashtu këto punime nga toka u përkrahën me 500 makina ndërsa nga ajri me 18 avion të cilët kanë intervenuar ndaj zjarrit nga 5 pikat e ndryshme.

Zyrtarët e Agjencisë për Mbrojte Civile deklaruan se moti i ngrohtë me temperatura ditore mbi 40 gradë celsius, erërat e thata dhe shkurret e thata kanë mundësuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa bënë të ditur se zjarri është shkaktuar për shkak të kushteve natyrore.



Lajme të ngjashme