Stoltenberg: Incirliku, çështje mes Turqisë dhe Gjermanisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mosmarrëveshja mes Turqisë dhe Gjermanisë lidhur me bazën Incirlik paraqet problem të këtyre dy vendeve.

Stoltenberg: Incirliku, çështje mes Turqisë dhe Gjermanisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mosmarrëveshja mes Turqisë dhe Gjermanisë lidhur me bazën Incirlik paraqet problem të këtyre dy vendeve, dhe si e tillë nuk ndikon në aktivitetet e NATO-s.

Stoltenberg mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa para takimit iu përgjigj pyetjeve.

Ai theksoi se javën e ardhshme do të mbahet samiti i presidentëve dhe kryeministrave të vendeve aleate të NATO-s, dhe me këtë rast do të flitet për kërkesën e SHBA-ve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, si dhe luftën kundër terrorizmit. 

Në pyetjen e një gazetari mbi atë nëse NATO zyrtarisht do të përfshihet në koalicionin për luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Stoltenberg tha: “Ende nuk është marrë çfarëdo vendimi. Ajo që është për mua e rëndësishme është se NATO vazhdon të ofrojë mbështetje koalicionit në edukim dhe avionë AWACS për mbikëqyrje dhe kontroll të hapësirës ajrore”.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për pjesëmarrje të drejtpërdrejt të NATO-s në përleshje, dhe se askush nuk dëshiron që NATO të marrë pjesë në përleshjet në rajonin e Sirisë dhe Irakut.

I pyetur të komentojë edhe moslejimin e deputetëve gjermanë në bazën ushtarake Incirlik në Turqi, Stoltenberg tha: “Kjo aspak nuk ka pasur ndikim në aktivitetet e NATO-s. Bëhet fjalë për problem mes Turqisë dhe Gjermanisë”. Ai shtoi se edhe më herët ka pasur raste të ngjashme, dhe se janë zgjidhur në kohë të shkurtër. Stoltenberg theksoi se shpreson që edhe ky problem të zgjidhet në mënyrë të njëjtë. 



Lajme të ngjashme