SHBA-ja bombardon një autokolonë pro-regjimit sirian

SHBA-ja bombardoi të premten një autokolonë të regjimit sirian pranë kufirit jordanez, gjykuar si kërcënim për forcat e koalicionit kundër organizatës terroriste DAESH, theksoi një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

SHBA-ja bombardon një autokolonë pro-regjimit sirian

“Autokolona e bombarduar nuk iu përgjigj paralajmërimeve që parashikonin ta pengonin t’i afrohej më shumë forcave të koalicionit në At-Tanf, një kamp i rebelëve sirianë të mbështetur nga SHBA-ja dhe aleatët e tyre”, theksoi zyrtari.

“Bëhet fjalë për një incident serioz që nuk tregon ndryshim në strategjinë e koalicionit që lufton DAESH-it në Siri”, sipas tij.

“Ne nuk kemi goditur të gjitha autokolonën, vetëm disa automjete në fillim”, theksoi përveç të tjerave zyrtari amerikan.

“Para bombardimi, paralajmërimet u bënë nëpërmjet linjës së komunikimit të vendosur me Rusinë, aleate e regjimit sirian, për të shmangur incidentet mes avionëve rusë dhe avionëve të koalicionit në qiellin e Sirisë”, sipas këtij zyrtari.



Lajme të ngjashme