Rusia dënon sulmin amerikan ndaj autokolonës së regjimit sirian

Rusia reagoi ndaj bombardimit të autokolonës së regjimit të Sirisë nga ana e Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Rusia dënon sulmin amerikan ndaj autokolonës së regjimit sirian

Rusia reagoi ndaj bombardimit të autokolonës së regjimit të Sirisë nga ana e Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadiy Gatilov tha se goditja e autokolonës së forcave mbështetëse të regjimit të Sirisë në afërsi të rajonit El Tanf, që zë vend në jug të Sirisë, nga ana e avionëve amerikanë, është e papranueshme.

“Kjo gjendje që shkel sovranitetin e Sirisë bie ndesh edhe me procesin politik” tha ai.

Ço aktivitet ushtarak që bëhet shkak për përshkallëzimin e tensionit në Siri ndikon ecurinë e procesit politik tha Gatilov dhe shtoi: “Në Siri tani është e rëndësishme të ulet tensioni aktual dhe të zbatohet memorandumi i nënshkruar në Astana. Sepse pikërisht kjo do të sigurojë përparimin e konsiderueshëm të procesit politik në Siri”.

Në deklaratën e bërë nga ana e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës terroriste DAESH, bëhej e ditur se avionët amerikanë kishin goditur autokolonën mbështetëse të regjimit sirian në afërsi të rajonit El Tanf në jug të Sirisë.



Lajme të ngjashme