Palestinë - Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj hapin zjarr ndaj protestuesve palestinezë

Të paktën një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga kolonët hebrenj ndaj protestuesve palestinezë.

Palestinë - Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj hapin zjarr ndaj protestuesve palestinezë

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur kur kolonët hebrenj hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë që u mblodhën në Bregun Perëndimor.

Një grup palestinezësh u mblodhën në vendin Huwara afër Nablusit. Palestinezët protestuan për shkak të kushteve të këqija dhe johumane në të cilat të burgosurit palestinezë qëndrojnë në burgjet izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se një grup i kolonëve hebrenj hapi zjarr ndaj protestuesve, ku si pasojë u vra 23-vjeçari, Mutaz Bani Shamsah.

“Gjatë sulmit të armatosur është plagosur edhe një gazetar palestinez që ndiqte ngjarjen. Bëhet fjalë për fotoreporterin Majdia Eshtiy që punon për Agjencinë amerikane Associated Press", thuhet në njoftim.



Lajme të ngjashme