Shënim – Koreja e Veriut ka bërë progres të dukshëm në programet e raketave

Lëshimi i fundit i raketës nga Koreja e Veriut përbën një avancim domethënës për programet e saj ushtarake, sipas ekspertëve, por Pheniani mund të kërkojë në fakt të sigurojë një pozicion force para një rikthimi të mundshëm në tryezën e negociatave...

Shënim – Koreja e Veriut ka bërë progres të dukshëm në programet e raketave

Lëshimi i fundit i raketës nga Koreja e Veriut përbën një avancim domethënës për programet e saj ushtarake, sipas ekspertëve, por Pheniani mund të kërkojë në fakt të sigurojë një pozicion force para një rikthimi të mundshëm në tryezën e negociatave.

Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut këtë fundjavë, e quajtur "Hwasong-12", ishte me një fushëveprimi të pazakontë.

Bëhet fjalë për lëshimin e raketës së dytë që prej fillimit të vitit, pas dhjetëra raketave në vitin 2016.

Koreja e Veriut ka rritur përpjekjet për të krijuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në gjendje për të dërguar një mbushje bërthamore në kontinentin amerikan.

"Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-Un, ka intensifikuar provat në krahasim me babain dhe gjyshin e tij dhe kjo ka nisur të japë frytet e saj", theksoi Melissa Hanham, nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Midëllbëri, në Kaliforni të SHBA-së.

"Kjo është një shenjë e qartë progresi", theksoi ajo.

Pheniani disponon që prej shumë kohësh raketa "Scud", të afta që të arrijnë shënjestrat në Korenë e Jugut, me një rreze të gjatë veprimi prej 500 kilometrash dhe në Japoni, Rodong nga 1.000-3.000 kilometra.

Mirëpo me një rreze veprimi prej 4.500 kilometrash, raketa "Hwasong-12" mund të arrijë bazat amerikane në ishullin Guam, në Paqësor.



Lajme të ngjashme